Kthjellime dhe rritje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit për sot

schedule07:20 - 9 Shkurt, 2022

schedule 07:20 - 9 Shkurt, 2022

Sipas MeteoAlb: Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në pothuajse të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Parashikohet që vranësirat më të dukshme të jenë në zonat malore, KU do të mund të sjellin rreshje të pakta dhe të izoluara dëbore në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Britania e Madhe do të jetë në ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. PO_ashtu në ndikimin e reshjeve të dëborës vijonë të jetë Lindja e kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor dhe në Jugperëndim të kontinentit.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në pjesën më të madhe të vendit në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin në territor kthjellime dhe kalime vranësirash. POR pritet që vranësirat të pësojnë zhvillim të përkohshëm duke sjell reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV është përfshir nga masa ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa në vijim pritet që MV të dominohet nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!