Një aksident rrugor i mori jetën një shqiptari në Itali. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 65-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte duke u kthyer nga dasma e vajzës të tij.
Në momentin e aksidentit ndodhej në makinë sëbashku me gruan dhe vajzën tjetër. Mjeti me të cilin po udhëtonte, u përplas me një veturë tjetër, duke lënë të plagosur drejtuesen e saj. Plagë nga aksidenti mori edhe vajza e shqiptarit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në komunën Gioia Tauro në Kalabria. Sipas informacioneve të para, për shkak të impaktit të fortë, një prej makinave doli nga rruga, ndërsa tjetra u bllokua në mes të saj.
Deri më tani shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes./abcnews.al