Emigrantët/ Meloni nuk dorëzohet. Dekreti: Në Gjadër, emigrantë nga vende të sigurta

schedule10:36 - 22 Tetor, 2024

schedule 10:36 - 22 Tetor, 2024

Pasi gjykata e Romës kërkoi kthimin mbrapsht në Itali të emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi që erdhën në vendin tonë nën arsyetimin se këto emigrantë ishin nga vende jo të sigurta, qeveria e Giorgia Melonit nuk ka qëndruar duarkryq.

Këshilli i Ministrave ka miratuar mbrëmjen e së hënës një dekret, i cili është kthyer menjëherë në ligj.

Sipas këtij vendimi të qeverisë italiane, në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantët burra nga vendet të sigurta që kanë pak gjasa për të fituar të drejtën e azilit.

Ministri italian i Mbrojtjes njoftoi se cilët janë vendet që konsiderohen të sigurta sipas tyre, një listë kjo me 19 shtete, ku përjashtuan si vende Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria për shkak se ato nuk mund të konsiderohen vende të sigurta.

Në listën e re të vendeve të sigurta të qeverisë italiane nuk janë as Bangladeshi dhe as Egjipti.

Sipas dekretit të miratuar, lista e vendeve të sigurta do të përditësohet çdo 6 muaj dhe do të jetë një gjykatë Apeli e cila do të monitorojë listën e përcaktuar nga qeveria italiane.

12 emigrantët që erdhën të mërkurën e shkuar në Shqipëri u vendos që të ktheheshin në Itali sipas një vendimi të Gjykatës së Romës e cila dha vendimin bazuar në praktikat gjykësore të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Qeveria e Girogia Melonit, e cila miratoi një dekret të ri këtë të hënë mbi këtë çështje, shpreson që të ketë mundësinë që magjistratët t’i marrin vendimet bazuar në dekretet e qeverisë dhe jo më bazuar në ligjet ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!