“Kthimi” i dom Dedë Gjergjit, thirrje për rilindjen shqiptare

schedule19:14 - 1 Tetor, 2021

schedule 19:14 - 1 Tetor, 2021

Rrëfimit trilogjik “Kthimi” i autorit  dom Dodë Gjergji, pas  Kosovës prezantohet edhe në Tiranë në ambientet e Zojës së Këshillit të Mirë. Kjo vepër ka lindur që në fëmijëri mbart mesazh për një rilindje në identitet dhe të vërtetën e shqiptarëve.

Autori propozon me këtë vepër që të përdorim siç duhet frytet e paqes dhe mjetet e lirisë. Romani “Kthimi” i Dodë Gjergjit, në tri vëllime që autori e quan rrëfim, është ndër veprat më tronditëse për shpirtëri e tragjedi në një cep të Dardanisë.

Por është edhe rrëfim për të kaluarën dhe të tashmen tonë: identitetin kombëtar e shpirtëror, fatin e fatkeqësinë. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Drita” në Bashkëpunim me ‘55’. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!