Ktheu pasionin në biznes në SHBA, shqiptarja bie në sy të Vogue, vesh aktoren e famshme në Met Gala

schedule08:07 - 24 Maj, 2022

schedule 08:07 - 24 Maj, 2022

Ornela Flamuri ka punuar si rrobaqepëse në Shqipëri por pas largimit drejt SHBA-së iu desh që të shkëputej nga profesioni i saj. Pak vite më vonë, Ornela e gjeti sërish rrugën për të ushtruar pasionin e saj por në një treg tjetër. Sot ajo ndodhet në New York, ku dhe ka hapur biznesin e saj.

Ajo dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu peripecitë që ka kaluar pas largimit drejt SHBA-së. Ornela rrëfeu se është larguar bashkë me dy vajzat ndërsa tetë vite më pas iu bashkuar dhe bashkëshorti i saj. Puna e saj ka rënë dhe në sy të prestigjiozes “Vogue”.

“Në fillim ishte shumë vështirë që të punoja në zanatin tim dhe kam punuar në një hotel për gjashë muaj. Në fillim isha në Philadelphia, aplikova më pas në një kompani në New York. Shkova si një rrobaqepëse e thjeshtë. Më pas një viti u bëra menaxhere kryesore.”, tregoi stilistja.

Por talenti i saj ka spikatur gjithashtu dhe në eventin e famshëm Met Gala. Ornela tregoi për gazetarët në studio se ka punuar fustanin e aktores së famshme, Keke Palmer. Mes të tjerash, ajo rrëfeu se tashmë ka shumë klientë të famshëm dhe të Vogue. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!