Kthehu bunkerin në muze, koleksionistes nga Gjirokastra iu desh 1 dekadë për të realizuar ëndrrën

schedule20:31 - 8 Korrik, 2023

schedule 20:31 - 8 Korrik, 2023

Të paktën 1 dekadë iu desh Manushaqe Zhulit të realizonte ëndrrën e saj për ta hapur një muze me objekte të vjetra.

Gjithë çfarë ka koleksionuar në 30 vite, i ka ekspozuar në këtë tunel që u ndërtua në diktaturë në vitin 1972.

“Ka vite që e mendoj, mund të kem 10 vite që e mendoj, por nuk më është dhënë mundësia për të pasur një ambient”, tha ajo.

Objektet jane te panumërta. Ka veshje, mjete pune, arme, ene kuzhine e bizhuteri të shumta.

Të gjitha dëshmi e mënyrës së jetesës së shqiptarëve ndër shekuj.

“Nuk përfitoj gjë, kënaqem që i kam të gjitha këtu. Do futet turisti, do shikojë vlerat e Shqipërisë, ato vlera që po i humbasim pak nga pak”, u shpreh Manushqja.

Një pjesë e tyre janë qindravjeçare. Manushaqja tregon se enët e kuzhinës që ndodhen aty datojnë që 3 apo 4 shekuj më parë.

Shumë më të hershme janë bizhuteritë. Thotë se disa unaza kanë histori mijëra vjeçare.

Interesi është i lartë nga vizitorët, por asnjë nga objektet e ekspozuara aty nuk shitet.

Kureshtarët janë të shumtë, ata shkojnë bashkë me fëmijët e tyre në muze e u rrefejnë edhe historinë. Manushaqaja thotë se Gjirokastrës i mungonte një hapësirë e tillë.

Në realizimin e kësaj ëndrre, Manushaqja ka pasur krah fëmijët të cilëve thotë se do ua trashëgojë gjithë këtë pasuri me vlera të rëndësishme historike e kulturore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!