Kthehet pas 92 ditësh në shtëpi, 56 vjeçari tregon betejën me Covid

schedule09:24 - 22 Qershor, 2020

schedule 09:24 - 22 Qershor, 2020

Baba i dy fëmijëve, Steve White, më në fund  ka dalë nga spitali pas një beteje të gjatë me Covid-19, prej 92 ditësh në spital.

56-vjeçarit nga Anglia iu dha vetëm 1% shans për të mbijetuar, por fëmijët e tij iu lutën mjekëve që ta mbanin disa ditë të tjera në ventilator.

 

Por White i befasoi të gjithë me një shërim prej superheroi, raporton Mirror.

Ai u shërua përfundimisht pas 92 ditësh luftë në Spitalin e Qarkut Hereford dhe u kthye në shtëpi të enjten.

“Dua t’u jap shpresë të sëmurëve të tjerë me Covid-19 dhe familjeve të tyre. Asnjëherë mos hiqni dorë nga betejat”, tha ai.

 

Ai u shtrua për herë të parë në spital në 19 mars, katër ditë pasi u sëmur.

Nga mesi i muajit prill, mjekët i dhanë familjes së tij lajmin se ai kishte vetëm disa orë jetë.

“Familja ime nuk hoqi kurrë dorë nga unë. Unë ia kam borxh jetën time atyre dhe stafit të pabesueshëm të mjekëve. I gjithë stafi i spitalit më quan një mrekulli dhe një hero, por ata janë heronjtë e vërtetë. Ishte ekspertiza dhe kujdesi i tyre që më mbajti gjallë”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!