Ernest Muçi është njeriu i momentit në Superligën e Turqisë, pasi shënoi një gol të madh, duke siguruar fitoren e skuadrës së tij, Trabzonspor.
Ylli shqiptar u tregua i shkëlqyer, edhe pse hyri në lojë në pjesën e dytë duke vulosur rezultatin 4-3 në minutën e 11-të shtesë, pra kur çdo shpresë kishte humbur, ndërsa gjithsej nga arbitri ishin dhënë 8 minuta më fushë.
Trabzonspor po luante jashtë fushe, në stadiumin e Bashaksehirsporit, dhe përballja ishte tepër e ashpër.
Muçi shënoi gjithsej dy gola në këtë ndeshje, edhe pse u aktivizua pak, vetëm në minutën e 63-të.
Iu deshën vetëm 14 minuta për të tundur rrjetën dhe për të kaluar të vetët në epërsi 3-2.
E habitshme se përse nuk festoi, mos vallë e pati me trajnerin apo me veten?
Gjithsesi, shënoi dy herë në fund dhe këto ishin rrjetat e tij të para për Trabzonsporin këtë sezon, I huazuar nga Beshiktashi.
Në total ka luajtur 10 herë në elitën turke, 9 për ekipin e ri dhe një për atë nga Stambolli.
Lojtari sulmues I krahut ka mundësi të fitojë titullin kampion në Turqi, pasi ekipi I tij është vetëm 4 pikë prapa kreut të renditjes, duke pasur 28 pikë në 13 javë, ndaj 32 të Gallatasarajit dhe 31 të Fenerbahçes.
Ndërkaq, dëshpërimi I tij mund të ketë lidhje me kombëtaren, sepse trajneri Silvinjo nuk e ka ftuar në 6 ndeshjet e fundit.

