Kthehen pa mbërritur/ Dy nga 16 refugjatët, deportohen menjëherë. Ishin minorenë

schedule18:35 - 16 Tetor, 2024

schedule 18:35 - 16 Tetor, 2024

Dy nga gjashtëmbëdhjetë emigrantët e parë që mbërritën në kampin e Gjadrit këtë të mërkurë, do të rikthehen në Itali.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se dy emigrantët janë minorenë.

“Në fakt, tashmë është e konfirmuar se 2 nga 16 emigrantët e mbërritur, kanë qenë të mitur. Në kampin e Gjadrit nuk do të ketë të mitur, ata janë nisur për te anija “Libra”. Dy të miturit janë në bordin e një skafi, deri në mbërritjen e anijes së marinës italiane. Pjesa tjetër, 14 emigrantët do të vijnë pas disa çastesh”, raportoi ndër të tjera, gazetari Leka.

Me anijen ushtarake “Libra” këtë të mërkurë kanë mbërritur gjithashtu edhe forcat që mbikëqyrin kampin e Gjadrit. Ndërsa përgjegjëse për sigurinë jashtë rrethimit janë autoritetet shqiptare.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare azilkërkuesi do të marrë një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigja do të jetë pozitive do të transferohet në qendrën e pritjes në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!