18 shtetas nga Kosova janë kthyer sot nga Mali i Zi përmes pikës kufitare në Kullë.
Lajmin e ka bërë me dije Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Pejës, përmes një njoftimi në Facebook.
Personat e kthyer në Kosovë nga Mali i Zi, do të qendrojnë në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si masë ndaj koronavirusit.