Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin ka bërë të mundur transportimin e 178 shqiptarëve, të cilët janë kthyer vullnetarisht në Shqipëri, pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil nga autoritetet franceze.
Policia e Shtetit njofton gjithashtu se “të tjera fluturime riatdhësimi vullnetare apo të detyruara, priten në javët që pasojnë nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit”.
Vetëm në këto dy muaj, sqaron policia, janë kryer 156 operacione riatdhësimi, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit, ku janë riatdhësuar 1 044 persona. /abcnews.al