Kthehen mjekët e “festës” që shërbyen në Itali, Manastirliu komenton “episodin” e hotelit

schedule23:30 - 30 Prill, 2020

schedule 23:30 - 30 Prill, 2020

10 mjekët dhe 20 infermierët e dërguar në Itali më 28 mars kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Ata janë pritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Stafi i mjekëve që përfundoi misionin në Itali në spitalin e Brescias theksoi se ishte një muaj shumë impenjativ dhe i ngarkuar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se sipas standartit të gjithë mjekët për 14 do të karantinohen në banesat ku jetojnë, ndërsa shtoi se pas 14 ditësh do të takohen në fushë-betejën me pandeminë.

“Përballja juaj në spitalet e Brescias ishte e vështirë. Keni bërë një punë të lavdërueshme. Keni lënë mbresa tek stafi dhe tek pacientët. Jam e lumtur që ju keni gdhendur nëpërmjet eksperiencës suaj një faqe të ri të historisë midis popullit italian dhe shqiptar. jam krenare për të gjithë ju dhe e dinë që eksperienca që keni marrë do të jetë një ekperiencë e re në sistemin tonë shëndetësor. Ju keni treguar vlera të njëjta me kolegët tuaj në Evropë. Ju keni treguar se keni ditur edhe të mbroheni dhe rezultatet e testit të djeshëm dhe askush nga ju nuk është prekur nga Covid-19. E di që jeni relaksuar në një moment të caktuar. Ata që dinë të fitojnë dijnë edhe të gëzojnë. Takimet e përzemërta duhet t’i lëmë në ditët pas lufte. Ne jemi këtu dhe të bashkuar për të vazhduar luftën këtu. Ka shumë nevojë për ju dhe ekëperiencën tuaj. Ju jeni, edhe në emër të kryeministrit, jeni heronj të denjtë të Shqipërisë”, ”, deklaroi Manastirliu.

Ndërkohë gjatë fjalës pritëse në aeroportin e Rinasit, Manastirliu deklaroi se ekipi shqiptar i mjekëve që shërbeu në Itali i është nënshtruar testimit për koronavirusin pas përfundimit të shërbimit, rezultatet e të cilëve kanë dalë negative.

“Jam krenare për të gjithë ju dhe e di qeë eksperienca që keni marrë do jetë e vlefshme në sistemin tonë shëndetësor. Më behet qejfi dhe jam e kënaqur edhe për një gjë tjetër sepse ju keni treguar vlera të njëjta me kolegët tuaj në Europë, e dyta se nga kjo luftë nuk pati asnjë të plagosur, e treta sepse ju keni treguar si profesionistë keni treguar dhe të mbroheni dhe rezultatet e testit të djeshëm dhe jeni të gjithë negativ dhe askush nga ju nuk është prekur nga Covid”. 

Por në fjalën e saj Manastirliu preku pak edhe “argetimin” e mjekëve në hotelin ku ishin akomoduar, për të cilin mediat italiane sot kanë publikuar se ata janë denoncuar nga pronari i hotelit, për sjellje që shkelnin rregullat në hotel.

Manastirliu: E di që keni patur edhe jeni relaksuar në një moment të caktuar, por kjo është histori e kaluar….

Mjeku: Ata që dinë të fitojnë, dinë edhe të gëzojnë..

Manastirliu: Ekzakt, ata që dinë të fitojnë, dinë edhe të gëzojnë….

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!