“Ksamili, një nga pikat më të vizituara të Mesdheut”, Rama: Do t’i japim një përmasë tjetër

schedule18:43 - 27 Maj, 2023

schedule 18:43 - 27 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Sarandë në kuadër të turit të falenderimeve për fitoren në 14 Maj. Kryesocialisti tha se duhet bërë më tepër për Sarandën si një motor i zhvillimit ekonomik të vendit.

“Saranda është sot një motor i zhvillimit ekonomik të vendit, të vendit jo vetëm vetes së vet. Dhe duhet të nxjerrim nga ky motor shumë më tepër sepse ka një potencial shumë të madh. Ne duhet të bëjmë gjëra të cilat njerëzit i presin prej kohësh por të cilat koha i kërkon me domosdoshmëri”, tha Rama.

Duke u ndalur tek Ksamili, Rama tha se parashikohen disa të ndërhyrje të rëndësishme në planin e punës për Ksamilin, për t’i dhënë zonës një përmasë tjetër.

“Ksamili është një nga pikat më të vizituara të Mesdheut sot faktikisht. Por ne Ksamilin nuk e kemi trajtuar akoma me të gjithë forcën, se gjërat bëhen me radhë, nuk kemi mundësi t’i bëjmë të gjithë përnjëherë. Por ama kemi tanimë në planin e punës ndërhyrjet e rëndësishme edhe në Ksamil. Për t’i dhënë edhe Ksamilit një përmasë tjetër, nga pikëpamja e sistemimit, e hapësirës dhe të kushteve. Patjetër të gjitha këto do t’i bëjmë.”, shtoi Rama./abcnews.al