Tre persona të armatosur dhe të maskuar kane sulmuar një familje në Ksamil. Sipas policisë, ata kanë rrahur e lidhur me litar të zotin e ndërtesës trekatëshe që shërbente edhe si shtëpi pushimi. Pasi i kanë marre çelsat e godines ata hynë dhe kontrolluan të tre katet. Thuhet se kanë arritur të gjejnë një shumë eurosh, por që nuk dihet ende sasia. Në fund e qëlluan pronarin me qytë të armës në kokë dhe u larguan, duke vjedhur edhe benzin e parkuar në oborr. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al
Ksamil, grabitësit rrahin dhe lidhin një person në banesë
schedule12:49 - 12 Janar, 2018
schedule 12:49 - 12 Janar, 2018