Vllaznia siguroi tre pikë të arta përballë Partizanit. Goli i Gilman Likës nga pika e bardhë vendosi ndeshjen në “Loro Boriçi”, teksa Ardit Krymi foli pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Na u donin tre pikët, u mobilizuam maksimalisht edhe nga gjendja e Partizanit. Jemi të kënaqur që siguruam trepikëshin. Bëmë një punë të mirë me Gurishtën në qendër, bëmë maksimumin të dy.
Nuk kemi ku me shku pa tifozë. Tifozët e Vllaznisë kërkojnë më të mirën nga ekipi, është e drejta tyre. Kemi humbur ndeshje prej episodeve. Nuk besoj se na ndihmoi gjyqtari. Penalltia edhe ishte edhe nuk ishte, por i ka rënë në gju përpara se topi të binte në dorë. Nuk ishte pamje e pastër. Nuk besoj se na kanë ndihmuar arbitrat gjatë këtij kampionati“, deklaron mesfushori shkodran. /abcnews.al