Analisti Frrok Çupi i ftuar në ‘Tirana Live’ u shpreh se kryetarja e Kushtetueses po tenton të krijojë precedent. Sipas tij, duhet të ishte shpallur vakanca për kreun e Gjykatës Kushtetuese dhe se nëse çështja shkon në Venecia, nuk do të ketë efekt madje do të hidhej në erë dhe vetë Venecia.
“Për mua është e papritur sepse nuk ka asnjë bazë. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese po kërkon të përdor një precedent, ta përdor Venecian që ka vendosur për Xhaçkën. Asnjëra, as tjetra nuk qëndron. Qëndrimi i kryetares së Kushtetueses hedh në erë ligjin për kryetarin e Kushtetueses. Me këtë që ndodh procesi stopohet, hidhet në erë dhe nuk shkon më tej. Ndodh sepse i gjithë mekanizmi i ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese prej 9 anëtarësh është një mekanizëm që do të funksionoj deri në 2028 ku do rrafshoheshin të tërë mandatet. Kryetarja kishte marrë një mandat të thënë ‘fjalë për fjalë’ se do jetë një vjeçar, nga 2023- 2024 dhe nuk mund të ishte 9 vjecar. Kështu që doemos duhet të ishte shpallur vakancë. Ky proces nuk ecën më, pra Kushtetuta e riparuar nuk funksionon dhe Gjykata Kushtetuese del nga funksioni. Ajo që thotë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese për ta çuar në Venecia nuk ka efekt sepse e ka lexuar një herë dhe nuk e lexon sërish. Do të hidhej në erë dhe vetë Venecia nëse e lexon sërish. “ / abcnews.al