Kryetari i PD-së feston ditën e Pavarësisë në Shkodër

schedule22:11 - 28 Nëntor, 2017

schedule 22:11 - 28 Nëntor, 2017

Ndërsa kryetari i PD Lulzim Basha ka qenë në Shkodër pasditen e të martës, për të marrë pjesë në festimet e 105 vjetorit të pavarësisë.
Në një status në rrjetet sociale Basha shkruan se “Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë!”
Basha e mbyll postimin duke falenderuar atë që e quan qytet të dashur për të, Shkodrën, me urimin: “Gëzuar 28 Nëntorin”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!