Kryetari i LIBRA: Ka pasur papërgjeshmëri nga disa anëtarë drejtues

schedule18:34 - 25 Janar, 2018

schedule 18:34 - 25 Janar, 2018

I ftuar në ABC News, drejtuesi i LIBRA-s, Endri Tafani, i pyetur për përjashtimin e Mimoza Hafizit është shprehur se ka ardhur si një rrjedhojë logjike. Sipas tij ka pasur papërgjeshmëri nga disa anëtarë në strukturat drejtuese.

“Kam përshtypjen se ishte një rrjedhë logjike e një procesi që ndodhi që pas zgjedhjeve deri në atë moment. Arsyet pse, ne i kemi publikuar më përpara. Ka pasur një papërgjeshmëri sjelljeje, jo nga një, por nga disa anëtarë dhe që kanë qenë në pozita drejtuese. Ka ardhur si pasojë e një papërgjeshmërie ndaj detyrës që kishin marrë apo si pasojë e një zhgënjimi, që duhet të merrte fund dhe kësaj iu dha fund para dhe nëpërmjet vendimit të Komisionit të Etikës dhe zgjedhjeve të fundit që u bënë”, u shpreh Tafani.

Endri Tafani zëvendësoi Ben Blushin në drejtimin e LIBRA-s pasi ky i fundit dha dorëheqjen. Më parë ai mbante postin e nënkryetarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!