Në një komunikim me mediat, kryetari i KQZ Klement Zguri ka hedhur poshtë shifrën e deklaruar nga zëdhënësja e KQZ në orën 11.00 se pjesëmarrja sipas të dhënave deri në atë moment ishte 12%. Zoti Zguri tha se shifrat mbeten paraprake deri në mbylljen e procesit të votimit. Në KQZ ka një ndarje të dukshme mes kryetarit Klement Zguri, i propozuar nga të djathtët dhe 4 anëtarëve të KQZ, të propozuar nga të majtët e që për shkak të numrave ndikojnë vendimmarrjen. /abcnews.al
Kryetari i KQZ rrëzon shifrat e zëdhënëses
schedule14:22 - 30 Qershor, 2019
schedule 14:22 - 30 Qershor, 2019