Kryetari i bashkisë së Londrës takon Veliajn: Rivalë në futboll, por miq jashtë fushe

schedule13:26 - 13 Nëntor, 2021

schedule 13:26 - 13 Nëntor, 2021

Kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan ka pritur në një takim në Londër kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Në një postim në Twitter, Khan ka ndarë një foto dhe zbulon për çfarë biseduan.

Kënaqësi të mirëpres kryebashkiakun e Tiranës @ErionVeliaj në Londër. Ne mund të jemi kundërshtarë në fushën e futbollit – por ne jemi miq të mirë jashtë saj! Së bashku ne ndajmë një angazhim për një të ardhme më të ndritshme, më të drejtë dhe më të gjelbër për qytetet tona” shkruan ai.

Ndërkohë që Veliaj shprehet krenar  për integrimin e komunitetit shqiptar në Londër.  “Kënaqësi e veçantë të takoja Sadiq Khan – një mentor dhe mik i vjetër! Jam shumë krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në arsim, biznes, sport dhe kulturë – Londra është vërtet një qytet i hapur dhe progresiv.

Pres me padurim vizitën e Kryetarit të Bashkisë së Londrës në Tiranë për #EuropeanYouthCapital2022”, shkruan Veliaj. Mbrëmë në Wembley u zhvillua ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë, e mbyllur 5-0 në favor të vendasve./ Abcnews.al