Politikani serb në Leposaviç, Aleksandar Jablanoviç ka dhënë një intervistë për “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku ku ka folur për situatën në veri të Kosovës. Ai tha se kryetarët e rinj nuk përfaqësojnë shumicën, ndaj është e nevojshme që të organizohen sërish zgjedhje në veri.
“Situata është e njëjtë qoftë në Leposaviç, apo në tre komunat e tjera në veri. Më e rrezikshme nga dita e premte. Besoj se këto veprime të organizuara nga ana e policisë së Kosovës nuk po ndihmojnë në këtë situatë sepse të jem i sinqertë, ka kryebashkiakë të rinj por në kushtet ku morën 1,300 vota për të katërta komunat. Kështu që, në rregull kjo është pjesë e lojës. Nëse do të marrësh karrigen me kaq vota siç ka bërë kryebashiaku i Leposaviçit është në rregull.
Por nëse do të marrësh kontrollin nuk mund ta bësh këtë. Sepse me 1000 vota nuk është mjaftueshëm. Duhet të tregohesh i zgjuar dhe të kuptosh se në Leposaviç po largohen 16,000 njerëz, 98.5 % janë serbë. Nëse mbledh çdo shqiptar që ka votuar për kryebashkiakun e ri, nuk mund të organizojë komunën me 20 përqind të pushtetit. Mund të vish me policinë një ditë, disa ditë me radhë, por nuk mund ta kontrollosh nëpërmjet policisë. Këto zgjedhje nuk ishin përgjigjia për të ardhmen.
Mendoj se shumë shpejt do të gjejmë një mënyrë për t’i përsëritur zgjedhjet sepse rezultati nga këto zgjedhje dhe veprimet e kryebashkiakëve nuk ndihmojnë në rregullimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Veçanërisht në një vend sensitiv si veriu, ku çdo muaj kemi tensione”, tha ai.
I pyetur nga gazetarja se çfarë pritet të bëjnë serbët, ai tha:
“Besoj se si pasojë e mesazheve të dërguara ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Kosovës nga aleatët e Kosovës nga ana tjetër e oqeanit dhe nga BE, duhet që reagimi i parë të vijë nga Prishtina. Sepse kjo situatë po ndodh se Kurti dha urdhërin.Serbët, patjetër që mund të reagojnë shumë shpejt. Se çfarë reagimi do të jetë, unë nuk jam i sigurt se nuk jam pjesë e Listës Serve dhe nuk jam ai që marr vendime. Shpresoj të mos ketë dhunë sepse nuk është përgjigja e duhur ndaj dhunës që vjen nga Prishtina. Duhet të jemi të përfshirë në proces, ta kontrollojmë atë. Nëse nuk kontrollojnë dot një zonë të vogël siç është veriu, si do t’ja dalin të zgjidhin problematika më të mëdha si në Ukrainë apo në vende të tjera”./abcnews.al