Kryetari i RDK-së në Maqedoninë e Veriut, Vesel Memedi, sqaroi në një intervistë për emisionin Ballkan, se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen këtë vit. Ai sqaroi se ka dy arsye për mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt.
Arsyeja e parë është marrëveshja e Përzhinos, që nënkupton mbajtjen e zgjedhjeve brenda 100 ditëve në punë të një qeverie teknike. Nëse nuk mbahen zgjedhjet këtë verë, duhet të rikthehet qeveria politike dhe pastaj përsëri qeveria teknike që ta çojë vendin në zgjedhje brenda 100 ditësh. Arsyeja e dytë është se shkencëtarët thonë se në vjeshtë do të rikthehet virusi dhe nuk ka asnjë garanci se atëherë do të ketë kushte më të volitshme për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Mbajtja e zgjedhjeve këtë vit në Maqedoninë e Veriut, është e patjetërsueshme. Mandati katër vjecar i parlamentit përfundon këtë fundvit. Partitë politike në vend u dakorduan që zgjedhjet të mbaheshin më 12 prill, mirëpo për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë, zgjedhjet u anulluan me dekret qeveritar”. /abcnews.al