Pas dorëheqjes së Sanna Marin si lidere e Partisë Social Demokrate të Finlandës, Andy Lindman u zgjodh kreu i ri. Brenda pak ditësh nga zgjedhja e tij, ai është përfshirë në të njejtat telashe si paraardhësja e tij.
Ish kryeministrja Finlandeze Sana Marin u bë kryefjalë e mediave pas publikimit të disa videove ku ajo festonte në mënyrë të fshrenuar dhe e njejta gjë ka ndodhur dhe me liderin aktual.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa foto të Lindtam ku ai shfaqet nudo me kapuçin e babagjyshit në kokë duke mbajtur një armë lodër pranë disa burrave të tjerë.
Disa prej tyre në foto pozojnë me simbole nazite. Lindtman ka pranuar pas publikimit të këtyre imazheve se ai është një nga personat që kanë pozuar në këto fotot duke shpjeguar se këto foto janë shkrepur kur ai ishte 18 vjeç.
Drejtuesi i partisë Social Demokratike tha se gjithcka ndodhi në një festë për Krishtlindje kur ai u mblodh e shokët e tij të shkollës.
Sipas tij këto foto janë shpërndarë në mënyrë dashakeqe nga disa persona.
/abcnews.al