Kryesimi i OSBE-së, Qeveria shqiptare dërgon një diplomat në Kiev për të monitoruar situatën konfliktuale

schedule19:23 - 30 Tetor, 2019

schedule 19:23 - 30 Tetor, 2019

Qeveria ka vendosur të hapë një mision të posaçëm diplomatik në Kiev, të Ukrainës.

Atje do të dërgohet një diplomat karriere, i cili do të ndjekë zhvillimet politike në vend, në kuadër të marrjes së kryesisë së radhës së OSBE-së nga Shqipëria për vitin 2020. Misioni do të vazhdojë deri në mbarimin e kryesisë së radhës së OSBE-s nga Shqipëria.

Siç sqaroi ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, qëllimi i këtij misioni diplomatik është përmbushja e një ndër prioriteteve kryesore të Kryesisë shqiptare së OSBE-së, që ka të bëjë me situatën në Ukrainë dhe përreth saj, ku ka konflikte të zgjatura të cilat janë në fokus OSBE-së.

“Shqipëria është e angazhuar maksimalisht për një kryesi të suksesshme me besueshmëri ndërkombëtare”, shprehet Cakaj./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!