“Kryesimi i Këshillit të Sigurimit nga Shqipëria ndihmon edhe Kosovën”, Krisafi: Ministri i ri i Jashtëm ka sfida të vështira

schedule14:19 - 20 Shtator, 2023

schedule 14:19 - 20 Shtator, 2023

 

Sipas ish-ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ksenofon Krisafi i cili ishte i ftuar në “Tirana Live”, qenia e Shqipërisë, anëtare dhe drejtuese e Këshillit të Sigurimit, i shërben padiskutim imazhit të Shqipërisë, por edhe të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen.

Sipas tij është detyre e drejtuesve shqiptarë dhe atyre kosovarë që ashtu siç bëjnë përpjekje për të pasur marrëdhënie të mira me shtetet fqinje, duhet të bëjnë 150% më shumë për përmirësimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve.

“Qenia e Shqipërisë, anëtare dhe drejtuese e Këshillit të Sigurimit, iu shërben padiskutim përmirësimit të imazhit të Shqipërisë, por edhe gjithë shqiptarëve kudo ndodhen.]

Shikohet që Shqipëria nuk është vetëm ajo e turizmit, por është një vend me njerëz të aftë dhe të zgjuar.

Duke ardhur te Kosova. Është detyrë e të gjithëve, drejtuesve shqiptarë dhe kosovare, që ashtu siç bëjnë pëtpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve me shtetet e tjera fqinje, të bëjnë 150% më shumë për përmirësimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve” tha Krisafi.

Më pas ai foli edhe për ministrin e ri të Jashtëm, Igli Hasani, për të cilin tha se ka sfida të vështira për të zgjidhur sidomos atë me Greqinë.

Sipas tij, ministri duhet t’i përballojë me kuroja dhe mençuri të gjithë presionet që vijnë nga fqinjët.

Në OKB është edhe presidenti, Bajram Begaj, për të cilin Krisafi u shpreh se fat që Shqipëria ka tre anëtarë, duke shprehur fjalët më të mira për ushtrimin e detyrës deri në këto momente nga Begaj.

Në fund ish-ambasadori foli edhe për samitin e procesit të Berlinit që do të në tetor në Tiranë, duke u shprehur se Shqipëria tanimë është shndërruar në një vend të besueshëm për ndërkombëtarët.

Ai shtoi se aktualisht në fushën e politikës së jashtme, vendi është shumë mirë dhe meriton të trajtohet mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!