Kryesia e PD: Asnjë individ non grata në struktura, Çupi: Kjo është për Berishën. Kush votoi pro?

schedule20:00 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 20:00 - 17 Dhjetor, 2021

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Demokratike është propozuar që në strukturat qendrore të mos ketë individë non grata. Propozimi është bërë nga nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj.

Deputetja Dhurata Çupi e ka cilësuar këtë si një qëndrim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është pezulluar pas shpalljes non grata nga SHBA, por PD nuk ka ende një vendim për përjashtimin e tij. “Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi në gjendje të përballojmë këtë ndaj demokratëve?”, ka deklaruar ajo.

Disa nga deputetët e pranishëm në mbledhje mes të cilëve Kreshnik Çollaku, Ori Nebiaj, Ervin Salianji dhe Agron Gjekmarmakaj kanë dhënë dakordësinë e tyre për propozimin e Alibeajt, duke votuar pro.

Diskutimet në mbledhjen e kryesisë

Dhurata Çupi: Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi në gjendje të përballojmë këtë ndaj demokratëve?

Kreshnik Çollaku: Jam dakord me këtë propozim.

Agron Gjekmarakaj: Jam dakord me propozimin

Ervin Salianji: Ta kthejmë në rezolutë.

Orjela Nebiaj:  Dakord

mbledhje është propozuar ngritja e Komisionit të përhershëm Statutor, anëtarët e së cilës do të jenë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha pritet të nisë punimet nesër në orën 11:00 në Pallatin e Kongrese. Ndërkohë nga ana tjetër, kampi tjetër demokrat që drejtohet nga Berisha ka organizuar referendum në çdo degë të PD për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit. m.v/Abcnews.al