Kryeredaktorja e televizionit rus: Nëse Putin nuk merr Ukrainën do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

schedule15:32 - 29 Prill, 2022

schedule 15:32 - 29 Prill, 2022

Kryeredaktorja e Russia Today, Margarita Simonyan, duke komentuar situatën në Ukrainë, në një debat në studio, u shpreh e bindur se Putin do të fillojë Luftën e tretë Botërore vetëm për të pushtuar Ukrainën, shkruan Daily Mail.

Pyetjes nëse të gjithë do të vdisnin në një situatë të tillë, ajo iu përgjigj: Të paktën ne do të shkojmë në Parajsë. Një nga të ftuarit në debat, Mikail Markelov u shpreh se 40 vendet të cilat kanë vendosur të ndihmojnë Ukrainën janë si një Hitler kolektiv.

Menjëherë pas komentit të tij, gazetarja Simonian shton se sipas saj çdo gjë do të përfundojë me një sulm bërthamor, duke pasur parasysh këmbënguljen e Putinit. Ajo theksoi se për ‘të ky është përfundimi më i mundshëm: E them e tmerruar por dhe me vetëdijen e plotë të situatës.

Në këtë moment një koleg i saj ndërhyn: të paktën ne do të shkojmë në parajsë ndërsa ata jo.

Lavrov ishte i pari që paralajmëroi për një sulm bërthamor të mundshëm gjatë një intervistë, kur u pyet nëse ngecja midis lindjes dhe perëndimit mund të krahasohet me krizën e raketave Kubane në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Ministri i Jashtëm u përgjigj se situata aktuale është më e rrezikshme, sepse armët e përfshira janë më të fuqishme, kontrollet mbi to janë më të dobëta dhe komunikimi mes dy palëve është inekzistent.

Por SHBA-ja dhe Britania e Madhe  kanë hedhur poshtë një retorikë të tillë, duke e cilësuar si shantazh të Putinit kundrejt Europës.

/abcnews.al