Kryeqyteti mirëpriti gjysmë maratonën e Tiranës, morën pjesë 2500 garues

schedule12:00 - 7 Tetor, 2018

schedule 12:00 - 7 Tetor, 2018

Kryeqyteti mirëpriti Gjysmë Maratonën e Tiranës. Në edicionin e saj të tretë morën pjesë 2500 garues nga 40 shtete të ndryshme të botës.

Gjysmë Maratona e Tiranës këtë vit u mbyll me një incident. Atletia nga Kenia Agnes Chebet pretendoi çmimin e parë në kategorinë 21 kilometra për femra, por ai shkoi për shqiptaren Luiza Gega. Atë që ndodhi e shpjegoi vete atletia shqiptare.

“Ndërkohë që ne ishim në skenë duke folur, ndodhi rreth 5 minuta para, ndërkohë që unë po zhvishesha, u nisa 58 sekonda prapa, isha shumë e demotivuar, se isha prapa dy konkurenteve të mia kryesore, por thashë që do jap sa të kem mundësi, me kohë jam e para, kurse me vend jam e dyta”.

Të parë kenianet dolën në kategorinë 21 kilometra për meshkuj. Ndërkohë që trimufuan edhe në garën prej 10 kilometrash. Sa i përket personave me aftësi speciale kupa shkoi tek Bledar Suxha.

Ndryshe nga dy edicionet e mëparshme në ketë Gjysmë Maratonë kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ishte ndër garuesit. Erion Veliaj përshendeti pjesëmarrësit dhe shpjegoi arsyen e mungesës.

“Shumë më kanë pyetur nëse do marr pjesë në maratonë. Edhe unë do marr pjesë në maratonë, vetëm se do vrapoj për në maternitet meqë u bëra me djalë. Herën tjetër do kthehem dyfish në garë”,

I pyetur se cili është emir i përzgjedhur për vogëlushin e sapolindur, Veliaj tha:”Këtë do ta them pas pak se dua ta konsultoj edhe mamanë, por e  sigurt që do të jetë një emër shqiptar, por edhe tirons”.

Ky ishte edicioni i tretë i Gjysmë Maratonës së Tiranës. Në të morën pjesë 2500 vrapues nga 40 shtete të ndryshme të botës.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!