Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi/ Rama: Kënaqësi e rrallë. Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë në misionin e tij

schedule07:29 - 17 Mars, 2025

schedule 07:29 - 17 Mars, 2025

Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës prej vitit 1998 imzot Joan Pelushi, u zgjodh si  pasues i Kryepeshkopit Anastas nga Sinodi i  Shenjtë, autoriteti më i lartë i kishës ortodokse  të Shqipërisë me vota unanime.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka uruar Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, ndërsa shprehet se në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, është zgjedhur ndër shqiptarët më të mirë.

Reagimi

MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!