Kryenin vjedhje banesash e lokalesh, arrestohen dy persona në Kavajë

schedule08:21 - 28 Korrik, 2020

schedule 08:21 - 28 Korrik, 2020

Dy persona në Kavajë janë vënë në pranga pasi kishin kryer një sërë vjedhjesh në banesa dhe lokale. Njëri prej të arrestuarve njoftohet të jetë  me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Kështu, në pranga janë vënë, 35-vjeçari Ll. T., dhe 29-vjeçari A. P., të dy banues në Kavajë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi A. Sh., ku kanë marrë 2 televizorë dhe 1 kompjuter.

Po ashtu, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve në disa banesa dhe 1 piceri, konkretisht:

-Më datë 22.06.2020 kanë vjedhur dy televizorë në picerinë e shtetasit B. Xh.;

– Më datë 29.06.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. Ç., ku kanë marrë një çiklomotor dhe një televizor;

– Më datë 14.07.2020 kanë vjedhur një televizor në banesën e shtetasit K. M.;

– Më datë 19.07.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit O. M., ku kanë marrë disa sende elektroshtëpiake.

Njoftimi:

Kavajë

Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh.

Njëri prej të arrestuarve, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe 4 raste të tjera të vjedhjeve në banesa, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve:

– Ll. T., 35 vjeç, banues në Kavajë.

-A. P., 29 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A. Sh., ku kanë marrë 2 televizorë dhe 1 kompjuter.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjeve në disa banesa dhe 1 piceri, konkretisht:

-Më datë 22.06.2020 kanë vjedhur dy televizorë në picerinë e shtetasit B. Xh.;

– Më datë 29.06.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. Ç., ku kanë marrë një çiklomotor dhe një televizor;

– Më datë 14.07.2020 kanë vjedhur një televizor në banesën e shtetasit K. M.;

– Më datë 19.07.2020 kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit O. M., ku kanë marrë disa sende elektroshtëpiake.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin këta shtetas qarkullonin dhe kryenin vjedhjet u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 televizorë, 1 kompjuter dhe sendet që dyshohet se këta shtetas i përdornin për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.