Kryenin shërbime kardiologjike në klinikën e paregjistruar, procedohet mjeku dhe infermieri

schedule13:58 - 23 Shkurt, 2024

schedule 13:58 - 23 Shkurt, 2024

ELBASAN– Një mjek dhe një infermier janë proceduar penalisht pasi ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private të paregjistruar.

Mjeku dhe infermieri ushtronin aktivitetin në lagjen “Haxhias” në qytetin e Elbasanit.

Ata ofronin shërbime mjekësore në një klinikë private të paregjistruar në organet kompetente. Sipas policisë, mjeku është nga Tirana, ndërsa infermieri nga qyteti i Elbasanit./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!