Kryenegociatori i Iranit ka akuzuar SHBA-në për shkelje të armëpushimit midis të dyja palëve.
Mohammad Bagher Ghalibaf tha se bllokada amerikane e porteve të Gjirit të Iranit dhe ofensiva në zgjerim e Izraelit në Liban ishin “dëshmi të qarta të mosrespektimit të armëpushimit nga SHBA-të”.
“Çdo zgjedhje ka një çmim dhe fatura do të vijë”, paralajmëroi kryetari i parlamentit të Iranit.
“Bllokada detare dhe përshkallëzimi i krimeve të luftës në Liban nga regjimi gjenocidal sionist janë dëshmi e qartë e mosrespektimit të armëpushimit nga SHBA-ja. Çdo zgjedhje ka një çmim dhe fatura do të vijë. Gjithçka do të bjerë në vendin e vet.”, shtoi ai.
The naval blockade and escalation of war crimes in Lebanon by the genocidal Zionist regime are clear evidence of U.S. noncompliance with the ceasefire.
Every choice has a price, and the bill comes due. It will all fall into place.
— محمدباقر قالیباف | MB Ghalibaf (@mb_ghalibaf) June 1, 2026


