Kryenegociatorët në Bruksel/ Analisti Duriqi: Një lloj përgatitje për një takim mes Kurtit dhe Vuçiçit

schedule16:23 - 15 Nëntor, 2023

schedule 16:23 - 15 Nëntor, 2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverisë e Serbisë, Petar Petkoviç, do të kenë një takim më datën 16 nëntor në Bruksel për çështjen e asociacionit.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, analisti Visar Duriqi ka deklaruar se nuk dihet ende detaje nga agjenda e takimit, por pritet që të jetë një lloj përgatitje për një takim mes Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçit.

“Deri tani nga ajo që dimë qeveria nuk ka prezantuar ndonjë agjendë, por deri tani pritet që takimi mes Bislimit dhe homologut të tij serb, është një lloj përgatitje për një takim mes dy të mëdhenjve, Kurtit dhe Vuçiçit. Kështu që takimi i tyre do të jetë më shumë në nivelin e çështjeve teknike, se sa do të vij në ndonjë marrëveshje, të çfarëdo lloj natyre qoftë ajo”, tha ai.

Sa i përket draft statutit, analisti u shpreh se më herët nuk ka pasur një të tillë, pasi në vitin 2013 ka pasur thjesht një marrëveshje që ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Kryeministri Kurti po thotë që statuti i tanishëm që po prezantohet tani si i BE, është më mirë se i 2013. Pra, i bie pak a shumë sistemi që mollët që vilen në vjeshtë janë më të mira se ato që vilen në pranverë, por në pranverë nuk bëhen mollët fare. Kështu që në 2013 nuk ka pasur fare statut dhe si do që të jetë në 2023 ky është më i mirë apo më i keq se nuk ka pasur në 2013. Në 2013 ka pasur vetëm marrëveshje që ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese. Pra, nuk ka pasur draft-statut, ka pasur vetëm korniza të gjera se si do të duket ky draft-statut”, u shpreh Duriqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!