Mbahen homazhe për babain e ndjerë të ish-presidentit Hashim Thaçi

schedule10:22 - 18 Mars, 2025

schedule 10:22 - 18 Mars, 2025

 

Pa pranine e djalit te tij Hashim Thaçi, pasi Gjykata Speciale ne Hage nuk i dha leje per ti dhene lamtumiren babait te tij, Haxhi Thaçi percillet ne banesen e fundit.

Vendprehja e tij jane varrezat e reja te fshatit Buroje ne Skenderaj.

Kjo komune mori persiper edhe ceremonite e fundit nen nje protokoll shtetrwor me pranine e familjareve te Hashim Thaçit, nena e ish presidentit, bashkeshortja, djali i tij dhe anetare te tjere te familjes.

Fillimisht ne nder te tij u mbajten homazhet ne palestren “Iliaz Kodra” ne kete komune.  Bashkeshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës për babanë e ish-presidentit Thaçi. Teksa shpehu ngushëllimet, Linda Rama nga Skënderaj tha: Nuk ma mbajti vendi të jem sot në Tiranë, desha të jem pranë nënës dhe gruas së Hashimit. Në këtë ditë të trishtuar familjes suaj i mungojnë dy burra.

Ndersa ne lidhje me refuzimin e Gjykates Speciale ka patur reagime te shumta.

Pas qendrimit te indinjuar te Organizates se Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe kryetari i PDK-së Memli Krasniqi e ka quajtur refuzimin e kërkesës së Thaçit të pa pranueshëm, ndersa ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu shtoi se do të kërkojë sqarime nga Specialja ndaj këtij vendimi.

Edhe emisari i administrates Trump, Richard Grenell ka mbajtur publikisht qendrimin e tij ndaj speciales.

Ai ka ripostuar ne rrjetin X qendrimin e kryeministrit te Shqiperise Edi Rama. Haxhi Thaçi vdiq të dielën pasi për një kohë te gjate qëndroi i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Hashim Thaçi e vizitoi të enjten babain e tij, me një leje nga Gjykata Speciale, e cila po e gjykon për krime lufte dhe pengim te drejtesi, ndersa ne hyrje te spitalit u prit nga dhjetra dashamires te figures se tij duke i rikujtuar skenes politike ne Kosove mbeshtetjen e madhe qe ai gezon nga qytetaret e Kosoves.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!