Kryeministri Edi Rama u prit në ceremoni zyrtare nga Kryeministrja e Republikës së Italisë, Giorgia Meloni në Pallatin Chigi.
Rama dhe Meloni zhvilluan një takim kokë më kokë, me fokus ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe çështjet me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.
Vizita e kryeministri Rama në Romë dhe Barcelonë zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.
“Romë – Ceremonia zyrtare e pritjes nga Kryeministrja e Republikës së Italisë, Giorgia Meloni”, shkruan Rama./abcnews.al


