Kryeministrja britanike May i bën apel liderëve europianë

schedule14:47 - 20 Tetor, 2017

schedule 14:47 - 20 Tetor, 2017

Kryeminsitrja britanike Tereza Mej i ka kërkuar ndihmë liderëve të Bashkimit Europian që ta ndihmojnë për tu përballur me kritikat në vend për shkak të procesit të Brexit. Por kancelarja gjermane Merkel reagoi duke thënë se Londra nuk ka bërë aq sa duhet për të kaluar në fazën e dytë.
Tereza Mej i ka bërë apel liderëve të Bashkimit Europian gjatë darkës së krerëve të shtetit në Bruksel, që ta ndihmojnë nga kritikat në vend. Një ftesë kjo për të tejkaluar fazën e ngecjes për Brexit, por reagimi i kancelares gjermane Merkel ka qenë shumë i ftohtë. Ajo u shpreh se fjalimi i Mej nuk kishte ndryshuar mendimin e saj e cila theksoi se negociatat janë një proces gradual dhe nuk mund të kompletohet brenda pak javësh
Asnjë hap përpara, me takimin e rradhës të caktuar për në dhjetor kur Londra do të parashtrojë kushtet e saj për daljen nga Bashkimi Europian. Sipas Angela Merkel, kryeministrja britanike nuk kishte dhënë sinjale të mjaftueshme për fazën e dytë e cila pritet të jetë po aq e komplikuar sa ajo e para. edhe pse Merkel pranoi se ka pasur progrese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!