Kryeministri spanjoll Rajoi merr në dorë presidencën e Katalonjës. Pezullohet kreu i policisë katalanase

schedule11:13 - 28 Tetor, 2017

schedule 11:13 - 28 Tetor, 2017

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoi ka marrë në dorë presidencën e Katalonjës dhe ka pezulluar nga posti i tij kreun e policisë katalanase Trapero me akuzën e organizimit të protestave Qeveria spanjolle ka pezulluar nga posti i tij Hoze Lui Trapero, kreun e Policisë në Katalonjë. Urdhri për shkarkimin e tij, u firmos nga ministri i brendshëm spanjoll Zoido. Shkarkimi i tij lejon aplikimin e masave të miratuara nga senati spanjoll në kuadër të nenit 155 të kushtetutës. Kryeministri spanjoll Rajoi ka marrë pushtetin dhe funksionet e presidentit të Katalonjës. Trapero akuzohet nga prokurori spanjolle për pjesëmarrje në organizimin e manifestimeve në Barcelonë në datat 20 e 21 ahttor. Së bashku me të po hetohen për të njëjtën akuzë dhe presidentët e dy organizatave kryesore të shoqërisë civile pro pavarësisë Jordi Sancez e Jordi Cuizart, të cilët janë arrestuar që në 16 tetor. Ndërsa Trapero është liri me kusht dhe e ka të ndaluar të largohet nga territori spanjoll. Ministri i brendshëm spanjoll Zoido ka tashmë nën drejtimin e tij policinë e Katalonjës. Zëvendës kryeministrja spanjolle Santamaria ka marrë dhe funksionin e zëvendës presidencës katalanase. Të gjitha lëvizjet e qeverisë spanjolle janë konfirmuar nga e përditshmja spanjolle El Pais.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!