Kryeministri spanjoll përsërit sërish thirrjen për njohjen e shtetit palestinez

schedule13:13 - 10 Prill, 2024

schedule 13:13 - 10 Prill, 2024

Kryeministri Spanjoll  Pedro Sanchez ka ripërsëritur këtë të mërkurë nevojën për njohjen e një Shteti Palestinez si pjesë e zgjidhjes së Konfliktit në Rripin e Gazës, konflikt ky që ka lënë pas mbi 34 mijë viktima në rradhët e të dyja palëve.

Duke e quajtur luftën në Gaza si një nga fatëkeqësitë humanitare më të mjerueshme të këtij shekulli, Sanchez u shpreh nga dhoma e ulët e parlamentit Spanjoll se përgjigja disproporcionale e Izraelit po përmbys dekadat e të drejtës humanitare dhe kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme dhe botën.

Pedro Sanchez, i cili kishte deklaruar më parë se Spanja do të lobojë për njohjen e një Shteti Palestinez brenda Bashkimit Europian u shpreh këtë të mërkurë se ka parë që vendet anëtare të Unionit e kanë përqafuar këtë qëndrim të Madridit Zyrtar.

“Spanja është gati të njohë një Shtet Palestinez dhe është e vetëdijshme për lidershipin tone mbi këtë çështje edhe brenda Bashkimit Europian.

Thirrja jonë për njohjen e një shteti palestinez po përhapet, Muajin e Kaluar takova Kryeministrin e Irlandës, Sllovenisë dhe Maltës dhe diskutova mbi këtë cështje. Unë do ta vijojë dicka të tillë. Komuniteti ndërkombëtar nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë një shtet palestinez nëse më pari ai nuk njeh ekzistencën e tij”, tha ai.

Kryeministri Spanjoll dënoi në fjalën e tij gjithashtu sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Pedro Sanchez kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në Enklavën Palestineze dhe Lirimin e menjëhershëm të pengjeve Izraelite. Gatishmërinë për njohjen e një shteti Palestinez e ka shprehur edhe Australia.

Peny Wong Ministjra e Jashtme Izraelite tha se një hap I tillë do të rriste vullnetin drejt arritjes së paqes mes dy palëve, megjithatë ajo theksoi se Hamas nuk mund të qeverisë Rripin e Gazës.

Njohja e një Shteti Palestinez është përmendur përgjatë muajve të fundit edhe nga zyrtarët e  Bashkimit Europian, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si mënyra e vetme që mund të garantojë paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!