Kryeministri spanjoll i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë shitjen e armëve në Izrael

schedule13:48 - 11 Tetor, 2024

schedule 13:48 - 11 Tetor, 2024

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë menjëherë shitjet e armëve në Izrael, në të njëjtën kohë duke dënuar sulmet izraelite ndaj forcës paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL).

Sanchez tha pas një takimi me Papa Françeskun në Vatikan se Spanja kishte ndaluar shitjen e armëve për Izraelin në tetor 2023 dhe i bëri thirrje pjesës tjetër të botës që të bëjë të njëjtën gjë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikteve në rajonin e Lindjes së Mesme, shkruan Reuters.

Në një sulm nga forcat izraelite në një post vëzhgimi të përdorur nga UNIFIL, dy persona u plagosën këtë të premte, tha një burim nga OKB, dhe Ministria spanjolle e Mbrojtjes njoftoi se asnjë nga ushtarët spanjollë që janë në mision në Liban nuk u plagos.

Forcat izraelite sulmuan gjithashtu UNIFIL të enjten, duke plagosur dy anëtarë të misionit indonezian dhe sulmi u dënua nga komuniteti ndërkombëtar.

Spanja ka 650 ushtarë në UNIFIL./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!