Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri spanjoll do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në fund të muajit, vjen edhe në Tiranë

schedule22:38 - 25 Korrik, 2022

schedule 22:38 - 25 Korrik, 2022

Kryeministri spanjoll,  Pedro Sanchez , në fund të muajit do të bëjë një turne në Ballkanin Perëndimor që do të përfshijë vizita në Serbi, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Turneu, i cili do të zhvillohet midis 29 korrikut dhe 1 gushtit, parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.

Më 26 qershor, gjatë një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sánchez zgjodhi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendete Ballkanit Perëndimor.

Mbështetje në rrugën drejt BE-së



Sánchez ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të Spanjës me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka mbajtur takime me shumicën e liderëve të saj për të adresuar më tej pritshmëritë e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor u takuan muajin e kaluar në Bruksel përpara samitit të fundit evropian dhe trajtuan, ndër të tjera, aspiratat e anëtarësimit në BE.

Shpejtësia me të cilën fituan statusin e vendeve kandidate Ukraina dhe Moldavia është në kontrast me bllokimin e integrimit të vendeve të Ballkanit, një situatë që ka zgjatur me vite.

Kjo bëri që disa liderë ballkanikë të shprehin zhgënjimin e tyre dhe të paralajmërojnë BE- në se kjo do të humbasë kredibilitetin në rajon.

Sánchez tregoi shprehimisht mbështetjen e tij për rrugën drejt BE-së të vendeve ballkanike.

“Kur të bëhet e mundur përfundimisht, Spanja do të jetë në favor të nisjes së këtij debati ”, tha ai në një konferencë për shtyp pas samitit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!