Kryeministri sllovak i nënshtrohet një tjetër operacioni, gjendja e tij mbetet e rëndë

schedule14:36 - 17 Maj, 2024

schedule 14:36 - 17 Maj, 2024

Kryeministri sllovak Robert Fico iu nënshtrua një tjetër operacioni tjetër, ndërkohë që gjendja e tij është ende kritike, tha sot në një konferencë për shtyp ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kalinjak.

“Fico është operuar sërish sot. Gjendja e tij është ende e rëndë, por kryeministri është i ndërgjegjshëm.

Qeveria sllovake po funksionon normalisht”, tha Kalinjak.

Drejtoresha e Spitalit Universitar Roosevelt në Banska Bistrica, Miriam Lapunikova, tha se Fico është ende në repartin e kujdesit intensive.

Presidenti i sapozgjedhur sllovak, Peter Pellegrini, tha stafi i spitalit Roosevelt ka shumë të ngjarë të mblidhet të hënën, kur duhet të vendosë për trajtimin e mëtejshëm të kryeministrit.

Fico mbeti i plagosur rëndë pas një atentati pas seancës së qeverisë në qytetin Handlova.  Autori është shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula, i cili qëlloi disa herë në drejtim të tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!