Kryeministri Rama viziton bujtinën në Shëngjergj

schedule14:26 - 17 Korrik, 2019

schedule 14:26 - 17 Korrik, 2019

Përfshirja në projektin e 100 fshatrave i ka dhënë mundësinë e zhvillimit fshatit Shëngjergj në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka vizituar të parën bujtinë që është ndërtuar në këtë zonë me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor e rural.

Për ata që duan të pushojnë në Shëngjergj ka kujdes edhe më të veçantë e sigurojnë kryeministrin Edi Rama. Kjo bujtinë e ndërtuar 40 kilometra larg kryeqytetit është mbështetur nga skema kombëtare për zhvillimin rural.

Subjekti është përfitues i një shume prej 8 milion lekësh të reja për rikonstruksionin e godinës që kishte filluar të ndërtohej, por për pamundësi financiare kishte mbetur pezull. U bënë aplikantë të AZHBR-së dhe e përfunduan në një kohë rekord, e para e llojit të saj në këtë zonë.

“Ky është model për t’u zhvilluar më tutje”.

Shëngjergji është përfshirë në projektin 100 fshatrat. Ka një reliev malor dhe është i pasur me burime të shumta ujore dhe liqene. Disa prej vendeve që tërheqin vëmendjen e turistëve janë Ujëvara e Shengjinit, Rrënojat e Kështjellës së Shëngjinit, Kalaja e Shën Gjergjit, Shpella e Valit, Vendi i shenjtë dhe varri i vjetër, si dhe Mali i Gropa./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!