Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e Çlirimit

schedule12:49 - 12 Qershor, 2026

schedule 12:49 - 12 Qershor, 2026

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Shefi i qeverisë ka postuar disa foto në rrjetin social “Facebook”, të cilat tregojnë momentet e mbi dekadave më parë ku në Kosovë u largua represioni i ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

“Gëzuar 27 vjetorin – Ditën e Çlirimit”, shkruan Rama.



12 qershori për Kosovën nuk është vetëm një datë në kalendar, por një kthesë historike që ndryshoi fatin e saj.

Sot, qytetarët e Kosovës shënojnë 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit, momentin kur vendi doli nga një periudhë e gjatë dhune, frike dhe shkatërrimi, për të hyrë në një epokë të re lirie dhe ndërtimi shtetëror.

Në rrugët e Kosovës, hyrja e trupave paqeruajtëse të NATO u shoqërua me pamje që mbetën të gdhendura në kujtesën kolektive: tanket britanike “Challenger” që lëviznin ngadalë në terren dhe helikopterët amerikanë “Apache” që patrullonin qiellin mbi vend, duke sinjalizuar fundin e një periudhe të errët dhe fillimin e një epoke të re sigurie.

Fushata bombarduese e NATO, e cila zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!