Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Rama publikon pamje nga plazhi publik i Velipojës: Kaltërsi dhe relaks

schedule08:45 - 10 Korrik, 2025

schedule 08:45 - 10 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, në rrjetet sociale disa pamje nga plazhi publik i Velipojës, një prej destinacioneve më të njohura turistike që mirëpret pushues vendas dhe të huaj.

“MIRËMËNGJES, me këtë kaltërsi dhe relaks që vjen nga plazhi publik i Velipojës së bukur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Në fotografitë e publikuara theksohen zonat e dedikuara publike përgjatë vijës bregdetare, këndet sportive si dhe pamjet mahnitëse ku deti Adriatik ndërthuret me blunë e qiellit.

Plazhi dallohet për rërën e pastër me veti kuruese, ndërsa qytetarët shfaqen duke shijuar diellin apo duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme sportive.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!