Kryeministri Rama: Partia Socialiste është bekim për Shkodrën

schedule16:35 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 16:35 - 4 Dhjetor, 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Shkodër, ndërsa u ndal tek vizioni dhe planet e punës në këtë bashki.

Ai theksoi se Partia Socialiste është një bekim për këtë qytet, ndërsa tha se projektet e ndryshimit sapo kanë nisur të “belbëzojnë” dhe të marrin formë për t’i kthyer identitetin e munguar prej 30 vitesh këtij qyteti.

“Ky qytet i bekuar jetoi për 30 vjet duke menduar se mallkimi ishim ne dhe vetëm sa ka filluar ta shikojë se ne jemi bekimi i Shkodrës dhe mallkimi ishte tjetërkush. Por të shkuara të harruara kur i thonë fjalës dhe besoj që në të gjitha rastet kjo është mirë, sepse edhe ne jemi më të motivuar se do japim provën se e kemi të merituar atë votë. Kali i PS do ta çojë Shkodrën shumë lart. Në Shkodër vërtet nuk kanë parë gjë akoma dhe kam shumë besim se do bëjmë gjëra shumë të bukura dhe ka shumë gjëra të bukura për t’i bërë këtu. Shkodra ka shumë thesare të fshehura në pluhurat kulturore, që duke i nxjerrë dhe duke i përdorur për ekonominë përmes turizmit, mund ta bëjmë Shkodrën në një destinacion ekstra, pikërisht dhe për këtë pjesë. Në Shkodër kemi nevojë të hapim dyer të tjera kulture.”, tha ai.