Kryeministri Rama: Paketa ekonomike për pasojat e koronavirusit do zgjerohet në prill

schedule12:57 - 1 Prill, 2020

schedule 12:57 - 1 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka bërë me dije se do të ketë zgjerim të paketës financiare gjatë muajit prill, për ti ardhur në ndihmë bizneseve të prekura nga koronavirusi.

Shefi i qeverisë këtë mesditë ka zhvilluar një takim virtual me bankat për paketën financiare të luftës.

“Me bankat për paketën financiare të luftës; vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë; zgjerimin e paketës gjatë muajit prill”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al