Kreu i ekzekutivit, Edi Rama, ka mbajtur një fjalë në ceremoninë e përurimit të Pallatit të Sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës, investim i Akademisë me të njëjtën emër, në pronësi të Perikli Gogës. I veshur sportiv nga koka tek këmbët, kryeministri vlerësoi investimin dhe kërkoi hapjen e rrugës për financime përmes një ligji të ri.
“Duke parë angazhimin e madh të shumë figurave të njohura të sportit, sidomos në komunitetin e basketbollit, është vërtetë një mundësia e madhe që përmes gjetes së rrugëve për të stimuluar financiarisht këtë aktivitet, ne të tërheqim shumë më tepër fëmijë drejt këtij sporti. E vërteta është që sot ka një numër mbresëlënës fëmijësh që janë të regjistruar në rrjetin e shoqatave dhe të iniciativave të ndryshme, falë edhe pjesëmarrjes së këtyre figurave”, u shpreh Rama./abcnews.al