Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

schedule08:12 - 13 Mars, 2026

schedule 08:12 - 13 Mars, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi përmes një videokartoline në mbrëmjen e iftarit, duke uruar me një përshëndetje për një ditë të mbarë.

Në një postim publik, kreu i qeverisë ndau një videokartolinë nga atmosfera e iftarit, duke theksuar rëndësinë e momentit të bashkimit dhe ngrohtësisë familjare gjatë muajit të Ramazanit.

“Me videokartolinën e mbrëmjes së ngrohtë rreth sofrës së iftarit, ju uroj një ditë të mbarë,” u shpreh Rama në mesazhin e tij.



Muaji i Ramazanit për besimtarët myslimanë shoqërohet me agjërim, lutje dhe aktivitete solidariteti, ndërsa iftari shënon momentin e përfundimit të agjërimit të përditshëm dhe mbledhjen e familjarëve rreth tryezës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!