Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri Rama ndan pamjet: Në tryezën e qeverisë së re

schedule13:53 - 6 Mars, 2026

schedule 13:53 - 6 Mars, 2026

TIRANË- Pas betimit, ministrat e rinj nisën zyrtarisht punën. Nga Pallati i Brigadave drejt godinës së kryeministrisë, ku ju bashkuan kolegëve të tjerë, në mbledhjen e tyre të parë me kabinetin qeveritar.

E para që ia dorëzoi stafetën pasardhësit të saj ishte Belinda Balluku. Në krah të saj ministri i ri I infrastrukturës dhe energjisë, Enea Karakaci, shpalosi objektivat e punës së tij. 

Ferit Hoxha, i cili mori drejtimin e diplomacisë shqiptare, renditi prioritetet e punës, me fokus të vecantë, integrimi në familjen europiane.



“Të punojmë për të përmbushur me dinjitet misionin tonë në shërbim të Republikës së Shqipërisë, duke jetësuar përparësitë e programit të qeverisë në politikën e jashtme, në zemër të të cilit qëndron pakthyeshëm procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.” shkruan Hoxha. 

Për herë të parë në karrige ministrore ulet dhe Ermal Nufi, i cili e konsideroi drejtimin e mbrojtjes, përgjegjesi të madhe në shërbim të sigurisë kombëtare.

“Një rrugëtim krah për krah me njerëzit në uniformë dhe me të gjithë ata që shërbejnë çdo ditë në aparatin e Mbrojtjes, me përkushtim, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë detyre ndaj Atdheut.” shkruan Nufi.

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari u zotua për rritjen e standarteve të sigurisë në nivelin e vendeve të Bashkimit Europian ndërsa ministri I Drejtësisë, Toni Gogu, për forcim të sistemit të drejtësisë, që qytetarët të marrin shërbimin e duhur.

Ministrat e rinj në kabinetin qeveritar: 

Zv.kryeministre, Albana Koçiu
-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari
-Ministër Drejtësie, Toni Gogu
-Ministër i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Enea Karakaçi
-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi
-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili
-Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!