Kryeministri polak kritikon NATO-n: Nuk kemi bërë mjaftueshëm për të mbrojtur Ukrainën

schedule08:11 - 15 Qershor, 2022

schedule 08:11 - 15 Qershor, 2022

Kryeministri i Polonisë ka kritikuar mbështetjen e deritanishme të NATO-s për Ukrainën, e cila vazhdimisht ka bërë thirrje për më shumë armë.

“Ne nuk kemi bërë mjaftueshëm për të mbrojtur Ukrainën, për të mbështetur popullin ukrainas për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse unë ju bëj thirrje, ju kërkoj të bëni shumë më tepër për të dorëzuar armë, artileri në Ukrainë”, tha Mateusz Morawiecki në një takim jozyrtar të shtatë vendeve evropiane të NATO-s në Hagë.

“Ku është kredibiliteti ynë nëse Ukraina dështon? A mund ta imagjinojmë se Ukraina dështon dhe ne i rikthehemi punës si zakonisht? Shpresoj që jo”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!